Tinka Kurtit i dhurojnë fotografinë kur ka qenë e re, Valbona Quku: Vajza në foto halla ime..

0
1540

Është mbajtur në Korçë festivali “Ko Ko fest”, dhe në mbyllje të tij, ka ndodhur çudia shqiptare e radhës. Kanë qenë organizatorët e festivalit, të cilët i kanë bërë surprizë aktores së madhe, Tinka Kurtit një fotografi ku supozohej të ishte Kurti e vogël.

Aktorja është prekur shumë, ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.

Dritare.net mëson se, e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi në foton që presupozohej të ishte Tinka Kurti, në të vërtetë është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër.

Fotoja e saj është bërë për një set kartolinash vite më parë, dhe fotot origjinale i ka akoma zonja Quku.

Zonja nuk jeton më, por kanë reaguar familjarë të saj, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjest të organizatorëve, dhe kanë publikuar fotot origjinale.

“Vajza e Kartolinave asht halla jeme Lirie Quku Sulo, e veshun me kostumin e dardhareve. Dale ne 1941 Dardhe, Korce gjate periudhes qe gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kesaj komune. E marre nga albumi i familjes Quku. Nje shpjegim ky qe e ndieva si detyre ta beja, sepse tashti vone njeres nga keto foto i asht vu emri i nje aktoreje shkodrane, shume te njoftun dhe mund te jete diku e varun ne nje dhome shkodrane , shprehet mbesa e Liri Qukut, Valbona Quku./ dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here