Moti në ditën e parë të shkollës – 17 shtator 2018: në të gjithë Shqipërinë moti dominohet nga kthjellimet deri në orët e pasdites kur vranësira kalimtare shfaqen gradualisht në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT e ajrit do pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave.

Konkretisht sipas zonave, të hënën temperaturat do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 19 – 34°C në zonat e ulëta; 20 – 32°C në zonat bregdetare.

ERA do fryjë e lehtë por deri mesatare gjatë pasdites, me shpejtësi 25 – 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

LEAVE A REPLY