Vettingu në drejtësi do të duhet të vijojë deri në 9 vjet

0
653

Vettingu në drejtësi do të duhet të vijojë 5 deri në 9 vjet (përkatësisht në nivelin e parë dhe në nivelin e dytë) duke shpresuar se sistemi i ri pas 10 vitesh të jetë shumë më i ndershëm, më profesional dhe më efektiv sesa sistemi aktual.

Po sa i njeh publiku organet e vettingut, përbërjen dhe mandatin e tyre?

Instituti i Studimeve Politike në kuadër të nismës “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët: nga ligjet tek jetësimi praktik”, ka publikuar një video mbi organet e reja të vettingut.

Çfarë janë KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit), KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), IKP (Institucioni i Komisionerëve Publikë), OMN (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) dhe si funksionojnë ato?

Mandatet, roli, përgjegjësia sot e në të ardhmen.

Cili është bilanci i deritanishëm i vettingut dhe mbi të gjitha, cilat janë pritshmëritë për 2018-2019?

Treguesit, arritjet, kritikat dhe sidomos, sfidat për më shumë shpejtësi, saktësi, transparencë., unifikim standardesh, depolitizim real, dhe shpresë se pas tyre vjen vettingu në politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here