Friday, April 19, 2024
Home Kronika Sekuestrohen 300 kg drogë e 168 armë, në pranga 148 persona

Sekuestrohen 300 kg drogë e 168 armë, në pranga 148 persona

0
1283

Një aksion me shtrirje të gjerë në Gadishullin e Ballkanit, por edhe në koordinim me EUROPOL, ka finalizuar kapjen e 300 kg drogë si dhe 160 armë të tipeve të ndryshme.

Ky operacion u zhvillua në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa persona të infiltruar ishin 8,300 agjentë nga 28 vende të ndryshme, madje edhe brenda vendeve të Bashkimit Europian.

“Pas veprimit të koordinuar, strukturat e posaçme kanë arrestuar 148 persona, duke përfshirë armët dhe kontrabandistët e drogës, emigrantët e paligjshëm dhe personat, të cilët dyshohet se kanë dorë në falsifikimin e dokumenteve”, raporton “b1.ro”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here