Në një kohë kur sot aplikohet për herë të parë taksa për Rrugën e Kombit, Kukësi ka paralajmëruar protesta. Kuksianë, qytetarë nga mbarë vendi, përfaqësues të shoqërisë civile do të mblidhen sot në qendër të Kukësit në orën 11:00, në shenjë kundërshtie për taksën në fjalë. Aplikimi i taksës nisi që në mesnatë, ndërsa kompania koncensionare bëri me dije se procesi ka nisur pa probleme.
“Protestë për të shkulur traun që ndan Shqipërinë nga Kosova. Do të bëhet në qendër të Kukësit, pasi qytetarët janë frikësuar. Ne do marrim iniciativat duke parë nga afër situatën. E fituam një betejë, por lufta sapo ka nisur. Ne po shkojmë në Kukës si qytetarë dhe s’jemi nga ata që e duan partinë mbi Shqipërinë”, Auron Kalaja.