Alibeaj: Ligji ka rënë. Shalsi: Opozita s’di ç’kërkon

0
698

Partia Demokratike thotë se ligji për Teatrin Kombëtar ka rënë dhe nuk mund t’i bëhen arnime, ndërsa maxhoranca kërkon patjetër një teatër të ri dhe thotë se opozita nuk di çfarë kërkon.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe mohimin e të drejtës së Presidentit për t’i vënë veto një ligji.

Në një prononcim pasi maxhoranca votoi nen për nen ndryshimet ligjore në ligjin për Teatrin Kombëtar si pjesë e pranimit të dekretit të Presidentit, Alibeaj deklaroi se maxhoranca është e blerë nga paratë e krimit.

“Banda Fusha dhe Rama kanë bërë pikërisht këtë gjë sot. Të verbuar arrijnë të shkallmojnë edhe të vetmin mjet që mban parlamentarizmi, veprimtarinë normale të parlamentit që është rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë është votimit pro apo kundër dekretit. Në momentin që votohet pro, je dakord me vërejtjet e presidentit, ligji bie, çdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Palaçollëku parlamentar që bënë sot është që pranuan që ligji është anti kushtetues, pranuan vërejtjet e Presidentit dhe në vazhdim të këtij plani ogurzi të prishjes së teatrit kërkuan të fusin pa procedurë disa amendamente nga një ligj që tashmë ka rënë. Nuk është vetëm një mosnjohje e rregullores por përmban një strategji që i mohon Presidentit të Republikës të ushtrojë të drejtën.
I vetmi mjet dhe mënyrë për t’i vënë fre babëzisë është vetoja presidenciale. Kjo e ka një shpjegim, pse e bëjnë, jo se nuk njohin rregulloren. E dinë fare mirë është verbimi i hajdutërisë.
Janë të blerë nga paratë e pista të Fushës, janë të blerë nga paratë e krimit”, deklaroi Alibeaj.

Nga ana tjetër kreu i komisionit të veprimtarisë prodhuese Eduard Shalsi deklaroi se u miratua dekreti i Presidentit me amendamentet e propozuara si rezultat i konsultimeve.

“Jemi përpjekur gjatë gjithë kohës, ta shmangim nga banalitetet që ata i kanë aq shumë për zemër. Shqiptarët nuk meritojnë të shohin skena ku ofendimet e fyerjet të jenë të pranishme. Do të doja që mbi bazën e arsyetimeve të njihnim shqiptarët me procedurën për teatrin. Ne duam një teatër të ri modern, ata nuk e di ç’duan. Të mbetur pa kauzë e ide kanë zgjedhur të bëjnë zhurmë. Diskutimi sot ishte:
kemi një dekret i cili ose rrëzohet ose pranohet ajo që kemi bërë kishte të bënte me faktin që në morinë e argumenteve ka një argument që citohet edhe nga BE.
Sot miratuam dekretin e presidentit me amendamentet e propozuara si rezultat i konsultimeve dhe debateve që kanë ndodhur i kërkuar edhe Autoritetit të Konkurrencës të jepte opinion. Keqardhje që mes zallamahisë në komision, opozita nuk i la mundësi argumenteve.
Ky proces nuk ndodh për herë të parë. Ne jemi sot me një draft që do i propozojmë seancës ku pika kryesore ka të bëjë me një garë për të mundësuar çdo subjekt të interesuar ta paraqesë çdo lloj ideje.
Draft ligj i propozuar mbi të cilin ne si deputet kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord me logjikën e amendamenteve dhe e kemi propozuar”, deklaroi Shalsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here