Basha: Miratimi i ligjit për vettingun politik vija e kuqe për opozitën

0
812

Vettingu i Partisë Socialiste për vettingun politik është vija e kuqe që do të përcaktojë sjelljen e opozitës me institucionet përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore. Ka qenë ky mesazhi i prerë i kryetarit Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e do shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, pasi është mekanizmi kryesor që e mban në pushtet.

BashaDuhet të merremi me një çështje; do ta votojë apo jo vettingun politik. Nëse nuk e voton, atëherë le ta dinë të gjithë shqiptarët se nuk ka më asnjë rekurs institucional dhe as një mënyrë tjetër për t’u përballur me krimin në mënyrë politike dhe institucionale.

Demokratët nuk e kanë ndërmend të pranojnë kërkesën e kryeministrit Edi Rama që për këtë çështje të marrin mendimin e Venecias, duke e konsideruar si alibi për të shtyrë dhe për t’iu shmangur procesit. Grupi parlamentar i PD i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të Kuvendit të mbledhë të premten Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve për të futur në rrugë parlamentare propozimin e opozitës.

Basha: Ky është një tjetër mashtrim. Ky tekst ka shkuar në Venecia. Venecia e ka aprovuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Pastaj pa pyetur fare e kanë bërë për policët dhe gardistët. Pastaj, kur vjen puna tek politikanët tani duan ta çojnë prapë në Venecia.

Demokratët nuk sqarojnë se kush do të jenë institucionet që do të kontrollojnë politikanët, ndërsa Basha thotë se me rëndësi është që PS të shprehet nëse është pro apo kundër.

BashaTani është radha të pyesni Edi Rama nëse do ta votojë apo jo. Pastaj është radha jonë të themi se çfarë opsionesh kemi dhe çfarë rruge kemi. 

Basha iu përgjigj akuzave të PS-së se në vettingun në politikë kërkon të dublojë Prokurorinë Speciale dhe Byronë e Hetimit.

BashaSPAK-u dhe Byroja e Hetimit kanë tjetër mandat. Nuk kanë mandat vettingun. Kanë mandat hetimin e politikanëve të korruptuar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here