Friday, April 19, 2024
Home Politikë Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Doli se nuk tregoi emrin e Olsi...

Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Doli se nuk tregoi emrin e Olsi Ramës

0
964

Pas lirimit të Ermal Hoxhës nga burgu, vjen reagimi nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha me ironi se Hoxha u lirua për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

“Ermal Hoxha u liria për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Ai ishte drejtuesi i Xibrakës. Por nuk ka mizë nën kapele. Edhe Saimir Tahiri u vërtetua se kishte dalë nga Mali i Zi për në Itali, i jep mbështetje politike. Rama është arkitekti i trafikut të drogës në Xibrakë. Tahiri dhe Xhafaj kanë prova për trafikun e Olsi Ramën. Ish-ministri dhe ministri e mbajnë peng vendin” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here