Friday, April 19, 2024
Home Lajme Mbërrin iOS 12, pajisjet Apple që marrin versionin e fundit

Mbërrin iOS 12, pajisjet Apple që marrin versionin e fundit

0
849

iOS 12, versioni më i fundit i softuerit të Apple për iPhone dhe iPad, tashmë është i disponueshëm për tu shkarkuar nga të gjithë përdoruesit që kanë një pajisje të viteve të fundit.

Për ta instaluar drejtohuni në aplikacionin Settings -> General -> Software Update.

Prezantuar për here të parë gjatë konferencës së zhvilluesve të Apple në Qershor, iOS 12 është fokusuar kryesisht në performancë sidomos për versionet e vjetra të pajisjeve të cilat janë ngadalësuar me kalimin e kohës.

Një tjetër risi është menaxhimi i kohës që shpenzojnë përdoruesit në telefon së bashku me aplikacionet që shfrytëzojnë.

Njoftimet janë përmirësuar dhe grupuar sipas aplikacioneve.

Me Animoji dhe Memoji përdoruesit mund të krijojnë pamje të vetvetes. Aplikacionet iBooks, Stocks, Voice Memos dhe Apple News janë ridizajnuar.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i iOS 12 është biseda në grup në FaceTime e cila pranon deri në 32 pjesëmarrës tashmë.

Pajisjet iOS që mund të marrin këtë përditësim janë:

  • iPhone X
  • iPhone 8 and 8 Plus
  • iPhone 7 and 7 Plus
  • iPhone 6S and 6S Plus
  • iPhone SE
  • iPhone 6 and 6 Plus
  • iPhone 5S
  • iPad Pro (9.7-inç, 10.5-inç, dhe të dy gjeneratat 12.9-inch)
  • iPad (2018)
  • iPad (gjenerata e 5-të)
  • iPad Air and iPad Air 2
  • iPad mini 2, 3, and 4
  • iPod Touch (gjenerata e 6-të)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here