“35 mln ose e vramë”, rrëmbeu njeriun e Berlusconit, kapet shqiptari

0
947

Një shqiptar është vënë në pranga, pasi rezulton të jetë pesë e bandës së 15 dhe 16 tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministri të Italisë, Silvio Berluskoni.

Raportohet se në pranga është  vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa po drejtonte makinën gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Gjashtë vite më parë, banda mbajti peng Giuseppe Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për më shumë se 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë. Ku  në mesin e tyre ishte edhe Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4.4 vite burg, për pengamarrjen dhe tetativën e mashtrimit të ish-krtyeministrit italian.

“Gjatë pengmarrjes kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, ose për ndryshe njeriu i besuar do t’i vritej dhe do të publikoheshin disa materiale”, raporton, liberoquotidiano.it.

Njeriu i besuar i ish-kryeministrit së bashku me bashkëshorten u liruan, ndërsa shantazhi nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu që Berluskoni të mos ishte “preja” e kësaj bande.

Anëtarët e bandës në fjalë:

Ilirjan e Laurenc Tanko (Vëllezër)

Francesco Leone

Marjus Anuta

Alessio Maier

Pierluigi Tranqui

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here