E enjte, 20 shtator: vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri të nxehta të cilat do të sjellin rritje të mëtejshme të temperaturave. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (NW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/31°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 18/33°C