Bota ka numrin më rekord të rinjve deri në ditët e sotme. 42% e popullësisë përbëhet nga të rinjtë nën moshën 25 vjeç. Por adoleshentët për shkak të ndryshimeve të tyre emocionale përballen më një sërë sfidash si sëmundjet apo trumat nga aksidentet rrugore. Rreth 3 mijë të rinj vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve, drogës ose HIV/AIDS.
Nga 7.2 miliardë njerëz në të gjithë botën, mbi 3 miliardë janë të rinj nën moshën 25 vjeç, duke shënuar numrin rekord të popullësisë deri më sot.
Të rinjtë përbëjnë 42% të totalit të popullësisë në të gjithë botën, nga të cilët 1.2 miliardë i përkasin grupmoshës nga 10-19 vjeç.
Raporti i OBSH i dedikohet kësaj grupmoshe, duke iu referuar ndryshimeve emocionale të tyre dhe problematikave në shëndet.
Në këtë tranzicion neurologjik, fizik dhe emocional, adoleshentët, raporton OBSH, ekspozohen ndaj produkteve të dëmshme si duhani, alkooli dhe droga, si dhe përballen me rreziqe më të mëdha të dhunës duke përfshirë vrasjen, lëndimet, trafikimin, të cilat mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor, të tilla si depresioni, ankthi, vetëkënaqësia, abuzimi me substancat dhe varësia ndaj lojërave.
Të rinjtë gjithashtu mund të përballen me çështje të shëndetit seksual, siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose shtatzënia në moshë të hershme.
Sipas gjetjeve të raportit, 3000 të rinj vdesin çdo ditë në botë, kryesisht për shkaqe të parandalueshme si aksidentet në rrugë, komplikimet e shtatëzanisë ose lindjeve të hershme, ose për shkak të HIV / AIDS.
Përsa i takon vdekjeve, në Europë shënohen 17 vdekje për 100 mijë banorë për moshën 10-14 vjeç dhe 44 vdekje për 100 mijë banorë për moshën 15-19 vjeç, duke qenë kështu kontinenti me numrin më të ulët të mortalitetit.
Kurse vendet që kanë mortalitet më të lartë tek të miturit janë vendet e Afrikës, 363 vdekje të adoleshentëve për 100 mijë banorë.