Thursday, April 25, 2024
Home Uncategorized PD program antimafia, Basha: Shqipëria është në kolpas

PD program antimafia, Basha: Shqipëria është në kolpas

0
688

Kreu i PD, Lulzim Basha prezanton platformën për çlirimin e ekonomisë.

Basha: Shqipëria është në kolaps, një krizë e trefishtë ekonomike, politike dhe morale ka kapluar vendin.

Opozita është e angazhuar jo thjesht të nxjerrë të vërtetën, por edhe të hedhë në diskutim platformat tona për të dalë nga kjo e keqe.

Një ditë më parë, deputetja e PD, Jorida Tabaku sqaroi se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar  parat e  krimit dhe korrupsionit.

Tabaku: Mund të përmend 2-3 masa që lidhen me PPP. PD ka denoncuar aferën e incineratorëve, aferën e teatrit, afera të tjera që lidhen me koncesionet dhe në mënyrë konkrete ne kemi propozuar që asnjë kompani që ka burime offshore nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani që nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publik dhe koncesione. Kemi propozuar gjurmimin e parave që vijnë nga krimi i organizuar. Kemi propozuar identifikimin e burimeve për çdo investim publik ose privat, sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikaura nga sektori bankar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here