Deputetja e LSI, Mehmetaj: Ja çfarë do të bëjë opozita për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit

0
654

“Platforma e opozitës së bashkuar, përmban brenda saj alternativat për të larguar Ramën dhe qeverinë e bandave”, kështu deklaroi në studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

E pyetur rreth platformës së opozitës, Mehmetaj tha se në platformë përfshihet vettingu i politikës si dhe kalimi në sitë i ekonomisë dhe pasurisë shqiptare.

Ndërsa shtoi se opozita nuk synon të trembë biznesin, por të pastrojë paratë e dhëna nga kjo qeveri në duart e disa oligarkëve dhe bandave.

“Opozita e bashkuar dhe më e shumtë në numër, ku nuk kam parasysh vetëm partitë politike por edhe ata shqiptarë që kanë formuar grupet e tyre, ato celulat e tyre, tashmë janë në një përpjekje shumë serioze që përtej akuzave tani po paraqesin një platformë alternative për qytetarët, që nuk ëhstë një platformë qeverisëse, por një platformë se si ta nxjerrim vendin nga kriza. Platforma synon që edhe këtë kryeministër ta heqë nga sistemi. Kjo është një platforma për të luftuar atë që ka marrë peng këtë vend. Ne themi që politika duhet të çlirohet nga krimi dhe oligarkët, këtë vend e drejtojnë bandat. Elementi i dytë është vettingu në politikë dhe pastrimi i ekonomisë, për të parë se ku kanë shkuar paratë e qytetarëve”- tha Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here