Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Greqi: Në 6 muaj u sekuestruan 6 ton kanabis nga Shqipëria

Greqi: Në 6 muaj u sekuestruan 6 ton kanabis nga Shqipëria

0
631

Policia greke thotë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria.

Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën, thuhet se afërsia gjeografike me Shqipërinë, e ka shndërruar Greqinë në një pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme me kanabis, sa nga toka edhe nga deti. Destinacionet kryesore janë vendet europiane, por edhe Turqia.

Ndërkaq, në raportin e policisë greke vërehet se Greqia nuk është i vetmi kanal i kalimit të drogës, pasi trafiku realizohet edhe nëpërmjet kufijve të tjerë, tokësorë dhe detarë të vendit fqinj.

Sipas policisë greke, Shqipëria “është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në natyrë, dhe furnizuesi më i rëndësishëm i tregut europian”.

Gjithsesi, sasia e kanabisit që është sekuestruar për gjashtë muajt e këtij viti, është dukshëm më e vogël, në raport me vitin e kaluar. Gjatë 12 muajve të 2017-s policia kishte sekuestruar plot 31 tonë, dhe “pjesa e luanit” i takonte natyrisht, Shqipërisë.

Nga janari në qershor të këtij viti, autoritetet greke kanë sekuestruar, në shifra precize:

6067 kg kanabis,

95 kg heroinë,

76 kg kokainë

Si dhe kanë asgjësuar 21.794 fidanë kanabisi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here