Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet"Kjo eshte porosia e shefit" zbulohen shkeljet e drejtorit te HIPOTEKES te...

“Kjo eshte porosia e shefit” zbulohen shkeljet e drejtorit te HIPOTEKES te Shkodres

-

Prokuroria ka zbuluar te tjera prova ne lidhje me arrestimin e drejtorit te HIPOTEKES ne Shkoder.

“Ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi, e cila rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Përveç sa më lart, gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.
Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts