Presidenti Meta në sesionin e 73-të të Asamblesë së OKB

0
660

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po merr pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë së OKB-së.

Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti me një postim në Twitter.

‘Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e Europës Juglindore dhe botës mbarë’, shkruan presidenti Ilir Meta në Twitter.

Një ditë më parë, presidenti Meta ishte i pranishëm në dy aktivitete të tjera të zhvilluara në New York.

Presidenti Meta, mori pjesë në seancën solemne për Nelson Mandelën dhe në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here