Kuvendi i Shqipërisë seminar për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore

0
598

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seminarin kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe deputetja socialiste Elona Gjebrea njoftoi se për herë të parë do të krijohet grupi i deputetëve shqiptarë që do t’i dedikohen kësaj çështje.

Deputetja Vasilika Hysi tha se tashmë legjislacioni shqiptar është me standarde por ka ende punë për të bërë për të mbështetur viktimat e këtij krimi.

I pranishëm në këtë seminar ishte edhe Vernon Coaker, deputet në Mbretërinë e Bashkuar dhe raportues në Këshillin e Evropës për trafikimin e qenieve njerëzore, i cili u shpreh se politikanët në fund do të gjykohen nga ajo që kanë bërë për të parandaluar këtë fenomen.

Vernon Coaker: “Të gjithë ne si politikanë do të gjykohemi nga brezat e ardhshëm në vendet tona nëse nuk bëjmë më shumë për të ndalur këtë të keqe.”

Në seminar u diskutua shkalla e trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan dhe efikasiteti i luftës ndaj këtij fenomeni nga politikanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here