Prokuroria shqiptare memorandum me atë bullgare për veprimtaritë kriminale

0
571

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, po zhvillon një vizitë pune në Bullgari. Gjatë qëndrimit në Sofje, ajo u takua me homologun e saj Sotir Tsatsarov, me të cilën firmosi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, qëllimi i të cilës është nxitja e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se “palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale”.

Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacioninit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike.

Gjatë vizitës, Marku zhvilloi një takim edhe me ministren e Drejtësisë Tsetska Tsacheva, përfaqësuesin e Këshillit Suprem Gjyqësor z. Boyan Magdalinchev dhe anëtarë të Kolegjit Prokurorial të Këshillit Suprem Gjyqësor dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Boris Velchev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here