Komisioni i Sigurisë ka vendosur të ndryshojë kodin penal duke dënuar deri në dy vjet këdo që vret një kafshë pa arsye ose duke u nisur nga ligësia.

“Po flasim për rregullimin e rasteve ku qentë dhe macet në rrugët e Shqipërisë vriten me paramendim, vriten në kundërshtim të ligjeve aktuale që kemi. Ne duam që përmes këtij kreu, të fusim në kodin penal parashikime për burgim dhe gjobë, për personat që keqtrajtojnë me dashje pa qenë e nevojshme, jashtë parashikimeve të sëmundjeve etj, të keqtrajtimit të kafshëve endacake”.

Projektligji parashikon vrasjen e një kafshe vetëm për aktivitet gjuetie ose në rast se mjete të tjera veterinare nuk arrijnë të ndalojnë vënien në rrezik të jetës së njeriut nga kafsha.

Plagosja e kafshëve, sipas ligjit të ri, do të dënohet nga 4 muaj deri në 1 vit burg.

Gjymtimi dhe tortura që lanë pasoja tek kafsha do të dënohen nga 2-3 vjet.

Edhe braktisja e kafshëve ose mbajtja e tyre në kushte robërimi do të dënohet me gjobë deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Ky projektligj do të ndalojë edhe ndeshjet mes kafshëve dhe stërvitjen e tyre për këtë qëllim me gjoba që variojnë deri në 10 milion lekë të vjetra.

Ndërsa shpërndarja e imazheve të ndeshjeve të kafshëve do të dënohet deri në 6 muaj burg.

Sulmet ndaj kafshëve që janë në zhdukje dhe faunës së egër si vrasja apo robërimi i tyre dënohen deri në 3 vjet burg dhe me 10 milion  lekë të vjetra gjobë.

Ndryshimet e kodit penal të miratuara në Komisionin e Sigurisë do të kërkojnë 84 vota në parlament.

LEAVE A REPLY