Gjoke Jaku, emerohet Drejtor i ZRVPP në Shkodër

0
2740

Pas “fortunës” ne Hipotekën e Shkodres, Ministria e Drejtesise ka zgjedhur edhe pasardhesin e Zamir Lekes i cili u arrestua në krye të ketij institucioni. Me detyrën i “komanduar” Ministria Etilda Gjonaj, ka zgjedhur që të caktojë në krye te ketij institcioni te shumëpqrfolur, një figurë që e njeh Shkodren.

Gjoke Jaku, është emeruar Drejtor i ZRVPP në Shkodër. Gjok Jaku është nga Lezha dhe ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti.

Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës. Në vitin 2005 Gjokë Jaku i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë. Ai u qëllua në hyrje të banesës së tij dhe plumbat që mori në zonën e këmbëve e lanë të plagosur. Ndërkohe që Z.Jaku ka qenë edhe Zv/Minister i Bujqesisë në vitin 2015.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here