Wednesday, October 17, 2018

Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Institucionet ndërkombëtare të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun

137
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë që të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun, e cila ka akuzuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja për dhunim. Sipas kryetares së LSIS, vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhet përfundimisht ngjarja.

KryemadhiDo të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë dhe të gjithë atyre segmenteve të Policisë së Shtetit, të cilat ndihen të pakapura dhe të painkriminuara jo vetëm në çështjen në fjalë, por në të gjithë situatën që është përfshirë sot Policia e Shtetit dhe situata e rendit në Shqipëri, që të marrin në mbrojtje me institucionet ndërkombëtare Xhisela Malokun, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet përfundimisht. Tre herë ka denoncuar Xhisiela Maloku në institucionet e policisë dhe tre herë ka tërhequr denoncimin e saj si rezultat i dhunës, i presionit dhe i pambrojtjes së saj nga institucionet e shtetit shqiptar. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku, tre herë ajo është tërhequr e frikësuar dhe e dhunuar. 

Zonja Kryemadhi kërkoi që të zbardhet se kush ishin ata që e dërguan vajzën për të dhënë intervistë në një televizion, ndërsa shtoi se nuk i bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje.

KryemadhiNuk më shqetëson ose nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje sepse përpara se ai të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit të deputetëve të PS dhe të thotë nëse qëndron apo jo që djali i një deputeti të Partisë Socialiste jo vetëm që ka kryer këtë dhunë dhe këtë krim, por edhe është i kërkuar dhe i ndjekur penalisht nga drejtësia shqiptare, Drejtësi e cila sot për hir të së vërtetës me reformën që është në duart e Edi Ramës është e kapur nga vetë djali i deputetit socialist, i cili është edhe ligji edhe Maliqi. Është ligji që vendos për veten e tij për të qenë i lirë dhe është Maliqi për ta përdorur kamxhikun e drejtësisë së Edi Ramës si ti dojë qejfi mbi Xhisela Malokun.

Kryemadhi tha se deputeti socialist është me precedentë penalë, ndërkohë që i bëri thirrje shoqatave të grave të reagojnë.

KryemadhiËshtë një nga rastet që nuk ka përfunduar me snajper, me plumbin e snajperit në lule të ballit dhe me dhunimin e një vajze të re, duke e nxjerrë përballë një televizioni për të dhënë një intervistë, nën frikën apo dhe nën dhunën e presionit të tij. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre prokurorëve të ndershëm dhe policive, që jo të distancohen, por të vazhdojnë më tej ta hetojnë këtë çështje dhe të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të mbajtur në mbrojtje Xhisela Malokun. 

LEAVE A REPLY