Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë “Performanca ekonomike”, Ahmetaj: Rritja më e lartë në 8 vite

“Performanca ekonomike”, Ahmetaj: Rritja më e lartë në 8 vite

0
973

Ekonomia shqiptare vijon të jetë në trend pozitiv. Këtë e ka pohuar vetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Ahmetajt, duke marrë në shqyrtim 6 muajt e parë të vitit 2018, shifrat tregojnë se rritja ekonomike është më e larta në 8 vitet e fundit.

“Pas rritjes me 4.45% në tremujorin e parë 2018, edhe tremujori i dytë konfirmoi vazhdimin e trendit të qëndrueshëm pozitiv të ekonomisë shqiptare, me rritjen në nivelin 4.32%, ose mbi parashikimin tonë vjetor.E llogaritur si 6-mujor, kjo është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit! Konsumi, vijon gjithashtu ecurinë pozitive duke shënuar rritje për 12 tremujorë radhazi”, shkruan Ahmetaj.

“Dhe për ata që do dalin sërish të përçartin për rënie ekonomike, mbyllje biznesesh dhe varfërim të qytetarëve, ja ku është përgjigjia. Emocionet politike nuk i zhbëjnë dot reformat, as zhvillimin ekonomik, as punën e përditshme në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe bizneseve. Së shpejti me buxhetin dhe paketën fiskale 2019, të tjera lajme të mira dhe lehtësi të rëndësishme për të prezantuar!”, thekson ministri, i cili tregon rritjen përmes grafiqeve të mëposhtëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here