Sunday, February 28, 2021

Vettingu në politikë? Ambasadorja gjermane: Politikanët abuzues të ndiqen penalisht

525
0

Ambasadoja Gjemane Sussane Schutz përshëndeti nismën e ndërmarrë nga opozita për vettingun në politikë por tha se ai nuk duhet të ngatërrohet me reformën në drejtësi. Ambadorja i tha Ora News se pastrimi i politikës dhe ecja para në refromën në drejtësisë do të bëhet pas ngritjes së institucioneve të posacëm SPAK dhe Byrosë së hetimit.

“Politikanët duhet të shkojnë para drejtësisë dhe të ndiqen penalisht në rast se kanë kryer penale, por vettingu në politikë nuk duhet të ngatërrohet me atë të drejtësisë”. Në këtë mënyrë ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schut beson se nisma e propozuar nga opozita për vettingun në politikë do të pastoj këtë sistem përmes ndëshkueshmërisë së zyrtrarëve të lartë.

Schutz: Për politikanët dhe për cdo kënd tjetër duhet të jetë i njëjti parim. Vepra penale, korrupsioni janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të ndiqen penalisht. Është mjaft e rëndësishme që për këtë qëllim të krijohen organet e duhura të sistemit të drejtësisë, të cilat do të mundësonin ndjekjen penale, përfshirë këtu edhe kur subjektet janë politikanë. Por kaq e rëndësishme është të mos ngatërrohet vettingu në sistemin në drejtësi me vettingun në sistemin e politikës.

E pyetur për refomën në drejtësi dhe mosngritjes ende të strukturës së posacme antikorrupsion SPAK dhe Byrosë së hetimit, ambasadorja Gjemane ka këtë argument.

Schutz: Më lejoni të them paraprakisht që procesi i vettingut që është duke u zhvilluar në Shqipëri është një shans real dhe mjaft i rëndësishëm për vendin që do vendosë të gjithë sistemin e drejtësisë mbi një bazë të re dhe të pavarur nga politika. Mesa di unë, ky proces ka patur vonesat e veta për shkak të proceseve apo hapave të ndryshme për të cilat nuk do hyja në hollësi të vecanta. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë  Gjyqësor, mesa duket do të ngrihen së shpejti. Ky është kushti bazë që të ngrihet SPAK dhe Byroja kombëtare e hetimit që kanë rol kyc në reformën në drejtësi.

Për procesin e integrimit të shqipërisë në BE, zyrtarja e lartë gjermane tha se reformat janë kyce në këtë proces dhe se me hapa konkretë duhet të binden dhe skeptikët.

Schutz: Ministri i Jashtëm gjerman, Mass gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri e bëri të qartë se do të mbështesë vendin në procesin e integrimit. Vettingu ka rëndësi kyce dhe keni bërë hapa para. Shpresoj që në këtë mënyrë të ecet edhe përsa i takon kushteve të tjera që të bindim skeptikët që ekzistojnë që vitin e ardhshëm të celen negociatat.

Ambasadorja Gjemane iu përgjigj interesit të Ora News kur ishte në jug të vend në inspektimet e një sërë projektesh teknike dhe financiare të qeverisë gjermane në fushën e energjisë, ujit, mbetjeve dhe turizmit.

LEAVE A REPLY