Lajmi i fundit: Gjykata le ne burg drejtorin e Hipotekes ne Shkoder

0
1085

Gjykata e Shkodres ka  lene ne fuqi masen  “Arrest me burg” per Zamir Leken, ish drejtorin e Hipotekes ne Shkoder  ndersa per juristen Frida Mirashi “Arrest shtepie”

Seanca gjyqesore maratone zgjati 2 ore e 30 minuta dhe u zhvillua me dyer te mbyllura.

1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

………………………………………………………………………………………………….

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here