Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Veliu takon delegacionin e policisë amerikane: Bashkëpunim për goditjen e grupeve kriminale

Veliu takon delegacionin e policisë amerikane: Bashkëpunim për goditjen e grupeve kriminale

0
600

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në Hagë, Holandë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me delegacione të Policive të vendeve evropiane dhe Policisë amerikane.

“Përfaqësuesit e delegacioneve gjatë bisedës me Drejtor Veliun, kanë shprehur vlerësimet për punën e Policisë shqiptare, për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar gjatë operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale, apo në drejtim të shkëmbimit të informacionit për hetimin e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, si dhe atë të luftës kundër terrorizmit.

Gjithashtu gjatë takimeve u ra dakort që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke përsosur format dhe metodat për të hetuar dhe zhvilluar operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Përfaqesuesi i delegacionit amerikan Ricardo Colon, falenderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Veliu për bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat me agjencitë ligj zbatuese të SHBA-së.

Drejtor Veliu ka siguruar homologët se Policia e Shtetit është e orientuar dhe e fokusuar tek operacioni “Forca e Ligjit“ në veprim për goditjen e grupeve kriminale, duke bashkëpunuar me homologët.

Konventa zhvilloi punimet prej dy ditësh, ku morën pjesë delegacione nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe institucionet ligj zbatuese të Bashkimit Europian EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe agjensitë e tjera ligj zbatuese si INTERPOL, DEA etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here