Banka e Shqipërisë nuk frenon dot rënien e euros

0
766

Zhvlerësimi i paprecedentë i Euros këtë vit u frenua nga operacionet financiare të Bankës së Shqipërisë, e cila e duke ndërhyrë në tregun valutor, nuk lejoi që monedha e përbashkët Europiane të zbriste nën nivelin e 124 lekë.

Më 5 qershor euro shënoi nivelin më të ulët të këmbimit që prej gati 10 vitesh, duke u vlerësuar me 124,17 lekë, pikërisht në këtë ditë Bankës së Shqipërisë iu desh të ndërhynte urgjent në tregun valutor duke blerë 13,9 milion Euro për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Operacionet financiare kanë vazhduar edhe më pas, nga 6 qershori deri në fund të muajit Banka Qendrore ka blerë plot 51.4 milionë euro të tjera nga bankat e nivelit të dytë për të stabilizuar situatën me kursin këmbimit.

Në total si tremujor nga prilli deri në qershor janë 108,8 milionë euro të blera nga Banka e Shqipërisë. Për disa ditë kursi i stabilizua madje pati dhe një rritje të vlerës së Euros deri në javët e para të korriku, por më pas pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë monedha e përbashkët i`u rikthye rënies, por gjithsesi duke mos zbritur poshtë nivelit 125 lekë.

Situata nuk ka qenë normale pasi zhvlerësimi i euros nuk ka ardhur prej zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të rritjes së sasisë së kësaj valute në Shqipëri.

Deri para se të ndërhynte në treg, Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin se zhvlerësimi i euros ndaj lekut ishte rezultat i fuqizimit të ekonomisë shqiptare.

Por, më pas e ndryshoi këtë qëndrim duke deklaruar se veç përmirësimit të ekonomisë kursi është ndikuar dhe nga faktorë të tjerë të përkohshëm, kryesisht psikologjik. Rënia e paprecende e euros ka goditur te ardhurat ne buxhet me të cilat ranë me 5 miliardë lekë, ndërkohë që sektori tjetër i prekur kanë eksportet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here