Braimllari: Ngjarja e Xhisielës, dëshmi e degradimit të kësaj qeverie. Rama duhet larguar urgjentisht

0
460

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Taulant Balla udhëheq listën e përfshirjes në krim të organizuar, pastrim parash dhe ushtrim presioni mbi çdo institucion.

Intervistoi: Herion Mesi

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, përfshirja e Taulant Ballës në rastin e dhunimit të oficerit të policisë Elijano Nuhu në zyrën e tij, në përpjekje për të mbuluar denoncimin e Xhisiela Malokut ndaj dhunës së ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, është tregon dhe njëherë pafytyrësinë dhe shpirtligësinë e “Rilindjes”, që përballë një vajze të pambrojtur janë hedhur të gjithë në sulm.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Braimllari thekson se çdo përpjekje e tij për të mbrojtur djalin e deputetit në fjalë tregon gjithmonë dhe më shumë përfshirjen e Taulantit, por dhe drejtuesit tjetër të “Rilindjes”. “Kjo ngjarje duhet të zgjidhet sa më parë, sepse këto mostra të “Rilindjes” nuk kanë pikë mëshire.

Kryeministri i vendit, i cili nuk lë ngjarje pa komentuar, ende nuk ka reaguar ç’ka tregon dhe njëherë përfshirjen e tij, e kryetarit të grupit parlamentar, deputetit në fjalë, por dhe të segmenteve të policisë. Dua të inkurajoj Nënkomisarin Emiliano Nuhu për kurajën me të cilën denoncoi ngjarjen dhe duhet të shërbejë si model për çdo oficer policie të ndershëm që nuk bëhet pjesë e pazareve të pista të kësaj qeverie. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje”- shprehet deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. Sipas tij, sot kemi një qeveri të marrë peng nga krimi i organizuar, ku deputetët e maxhorancës sillen si rrugeçër, sepse nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por interesat e krimit, sepse ato i kanë vendosur në lista dhe prej tyre financohen.

“Kryetari i deputetëve të “Rilindjes”, Taulant Balla udhëheq listën e përfshirjes në krim të organizuar, pastrim parash dhe ushtrim presioni mbi çdo institucion. Kjo qeveri është e degraduar, sepse është “qelbur” nga koka. Nuk gjen dot një përfaqësues të “Rilindjes” që të mos ketë lidhje me krimin”- shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

z.Braimllari, prej tre ditësh ka një përplasje politike për sa i përket një deklarate të një oficeri të policë, Emiliano Nuhu, ku përfshihet edhe një vajzë e cila ka bërë denoncim për përdhunim ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrhja, më pas sipas publikimeve në media ka ndërhyrë edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës. Si e komentoni ju këtë ngjarje dhe çfarë qëndrimi ka LSI për këtë?

Ngjarja është shumë e rëndë dhe duhet urgjentisht që institucionet të marrin në mbrojtje vajzën në fjalë. Kjo ngjarje tregon dhe njëherë degradimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Kjo ngjarje nuk është rastësi, pasi sot nuk funksionon asnjë institucion në këtë vend. Djali i deputetit në fjalë sot duhet të ishte pas hekurave, por kjo gjë nuk ndodh se ka përkrahje politike se është i biri i një deputeti.

Përfshirja e Taulant Ballës në këtë skemë tregon dhe njëherë pafytyrësinë dhe shpirtligësinë e “Rilindjes”, që përballë një vajze të pambrojtur janë hedhur të gjithë në sulm. Balla duhet të distancohet nga kjo ngjarje, sepse çdo përpjekje e tij për të mbrojtur djalin e deputetit në fjalë tregon gjithmonë dhe më shumë përfshirjen e Taulantit, por dhe drejtuesit tjetër të “Rilindjes”.

Policia politike nuk ka se si ta zgjidhë këtë ngjarje, sepse është vetë e përfshirë në këtë histori. Kjo ngjarje duhet të zgjidhet sa më parë, sepse këto mostra të “Rilindjes” nuk kanë pikë mëshire. Kryeministri i vendit, i cili nuk lë ngjarje pa komentuar, ende nuk ka reaguar ç’ka tregon dhe njëherë përfshirjen e tij, e kryetarit të grupit parlamentar, deputetit në fjalë, por dhe të segmenteve të policisë.

Dua të inkurajoj Nënkomisarin Emiliano Nuhu për kurajën me të cilën denoncoi ngjarjen dhe duhet të shërbejë si model për çdo oficer policie të ndershëm që nuk bëhet pjesë e pazareve të pista të kësaj qeverie. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje zëra të ndryshëm nga PD-ja kanë nisur të kërkojnë radikalizim të qëndrimit të opozitës, me bojkot përfundimtar të Kuvendit dhe djegie mandatesh, a është koha për një qëndrim të tillë?

Opozita është duke shqyrtuar çdo skenar të mundshëm të cilët do të bëhen publike në momentin e duhur. Sot opozita, por dhe qytetarët e këtij vendin kanë një mision historike të largojnë krimin nga qeverisja e vendit. Ngjarja e Fushë-Krujës, por dhe shumë ngjarje që kanë ndodhur në vend kohën e fundit tregon dhe njëherë që kryeministri i vendit është i lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.

Sot kemi një qeveri të marrë peng nga krimi i organizuar sot deputetët e maxhorancës sillen si rrugeçër, sepse nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por interesat e krimit, sepse ato i kanë vendosur në lista dhe prej tyre financohen. Kryetari i deputetëve të “Rilindjes”, Taulant Balla udhëheq listën e përfshirjes në krim të organizuar, pastrim parash dhe ushtrim presioni mbi çdo institucion. Kjo qeveri është e degraduar, sepse është “qelbur” nga koka. Nuk gjen dot një përfaqësues të “Rilindjes” që të mos ketë lidhje me krimin.

Shqiptarët po varfërohen gjithmonë edhe më shumë për shkak të një kryeministri, i cili ka vënë në plan të parë krimin e organizuar dhe oligarkinë përballë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ngjarjet e fundit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla, të cilat janë denoncuar prej më shumë se një viti nga kryetarja e LSI-së, tregojnë dhe një herë që Edi Rama ka humbur çdo legjitimitet për ta drejtuar këtë vend, sepse përveçse i largoi dhe varfëroi të rinjtë, tani i ka kthyer dhe në shërbëtorë të krimit të organizuar. Në këtë situatë nuk ka asnjë kompromis me këtë qeveri, ka vetëm një rrugë: protesta anë e mbanë vend për të larguar një orë e më parë Edi Ramën, i cili është shkaktari kryesor i çdo gjëje që po ndodh në këtë vend.

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku po diskutohej dhe çështja e Teatrit Kombëtar u bojkotua edhe nga anëtarët e LSI-së në këshill. Do të depozitohet nga ana e opozitës kërkesa në Kuvend për hapin e radhës për pengimin e shembjes së Teatrit?

Ligji për Teatrin është antikushtetues dhe do ketë përballjen më të ashpër të opozitës. Nuk do guxojë njeri të shembi Teatrin me një ligj antikushtetues, pasi do ketë përballë ashpërsinë më të madhe opozitare.

Ju jeni Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, çfarë po ndodh me strukturat, ka një takim në bazë, një riorganizim? 

LSI është çdo ditë në komunikim me anëtarët, por dhe qytetarët anë e mbanë vendit. Si Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së jam çdo ditë së bashku me ekipin e LSI-së në çdo bashki të vendit për të komunikuar mbi situatën politke, por dhe organizative të LSI-së.

Ju siguroj që LSI-ja është një forcë politike tani më e strukturuar dhe e organizuar në perfeksion. Kryetarja e LSI-së ka nisur një tur bashkëbisedimi anë e mbanë vendit me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së. LSI-ja është e vendosur në rrugën e saj opozitare dhe në misionin e vet për të përfaqësuar qytetarët. Ne nuk do ndalemi në betejën tonë, sepse beteja jonë është e qartë: ne luftojmë kundra krimit qeveritar, varfërisë, oligarkisë dhe shtypjes që Edi Rama po i bën çdo qytetari.

Ne po punojmë që Shqipëria të jetë më e sigurtë jo vetëm në sigurinë e saj publike, por dhe të luajë rol stabiliteti  me fqinjët. Ne po punojmë që të nxjerrim Shqipërinë nga varfëria, pabarazia ekonomike, por dhe për t’i kthyer qytetarëve të këtij vendi besimin dhe shpresën. Për këtë nuk ka asnjë mëdyshje që sfida kryesore është largimi i Edi Ramën, sepse po u largua ai, Shqipëria çlirohet! Ai po e mban peng një vend të tërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here