Janë mbyllur një pjesë e ndeshjeve të javës së katërt në Kategorinë e Parë të kampionatit shqiptar. Në grupin A derbi midis skuadrës së Besëlidhjes dhe Vllaznisë ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të shkodranëve.

bandicam 2018-09-29 16-03-00-387

Skuadra e drejtuar nga trajneri Lika e shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërsa nga ana tjetër Dinamo ka fituar me rezultatin 2-1 përballë skuadrës së Erzenit duke u renditur kështu në vendin e dytë pas skuadrës së Vllaznisë. Më poshtë ndiqni rezultatet e plota të ndeshjes.

Rezultatet e Grupi A:

Dinamo – Erzeni 2-1

20′ Nurou, 52′ Sefa / 67′ Lajthia

Besëlidhja – Vllaznia 0-1

53′ Rodriges Pereira 

Korabi – Vora 0-0

Burreli – Shënkolli 1-0

46′ Shimba Olamba

Veleçiku – Iliria 1-0

66′ Hasaj

LEAVE A REPLY