Vjedh makinen e mbeturinave arrestohet 28 vjeçari shqiptar…

0
596

Ai vodhi një mjet të rëndë pastrimi dhe u arratis. Ndërhyrja e menjëhershme e policëve së Volantes, bënë të mundur arrestimin e tij.

Mjeti kishte ndalur duke mbledhur mbeturinat në Raguzë dhe aty, i riu shqiptar mori zotërimin e tij duke u larguar. Policia nisi menjëherë aksionin e arrestimit.

Duke kuptuar se po ndiqej nga policia, shqiptari e ka lënë mjetin e rëndë pranë qendrës së Libertës, duke ikur më pas në këmbë.

Por, brenda disa minutave, patrullat kanë arritur të kapin të riun shqiptar, i cili u përpoq më kot të arratisej pa gjurmë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se ai kishte ende të veshura rrobat që u përshkruan nga dy punëtorët e pastrimit që raportuan vjedhjen, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai kreu grabitjen.

Burri shqiptar me iniciale M.Q, 28 vjeç me banim në Raguzë, ka disa precedentë për krime kundër pasurisë. Ai nuk ka qenë në gjendje të justifikojë arsyen për vjedhjen e mjetit të rëndë, një veprim që gjithashtu ka rrezikuar sigurinë publike pasi nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjete të tilla të rënda.

I shoqëruar në zyrat e selisë së policisë së Raguzës, shqiptari u arrestua për vjedhje të rëndë dhe ndërprerje të një shërbimi publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here