Friday, April 19, 2024
Home Kronika Arrestohet autori i vrasjes së të riut në Dibër

Arrestohet autori i vrasjes së të riut në Dibër

0
682

Policia e Dibrës ka arrestuar një 23-vjeçar si autor të vrasjes me thikë të Idajet Zogut.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës në njësinë administrativë Arras.

I arrestuari është Aleksandër Balla banues në fshatin Muhur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit ku ky i fundit ka goditur me thikë në këmbë dhe pjesën e përparme të barkut Zogun.

25-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here