Trajneri i Vllaznise, Hasan Lika eshte i ftuar ne emisionin SportShow ne Tv1Channel ku po flet mbi situaten aktuale te klubit dhe aventuren e tij ne Shkoder. Ai pranoi ecurine e mire te 4 fitoreve perballe rivaleve por sipas tij, ekipi nuk eshte ende ku deshiron ai.

Lika tha se skuadra ka nevoje te permiresohet tek qarkullimi i topit dhe saktesia perpara portes: “Humbasim shume raste. Mund ti fitojme ndeshjet me 2-3 gola po shenojme vetem 1. Nuk duhet te shenoje vetem Junior qe eshte ne forme te mire por duhet te gjejne golin te gjithe. Vllaznia ka plane per kategorine superiore.”

LEAVE A REPLY