Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Ina Zhupa: Ambasadori Soreca t’i sigurojë mbrojtje Xhisielës në një nga vendet...

Ina Zhupa: Ambasadori Soreca t’i sigurojë mbrojtje Xhisielës në një nga vendet e BE

0
822

Shoqëria Civile dhe opozita protestuan përpara kryeministrisë kundër dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Gjatë fjalës së saj përpara protestuesve zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se do t’i drejtohet me një kërkesa ambasadorit të BE, Luigi Soreca që të sigurojë në një nga vendet anëtare të BE mbrojtje për Xhisielën dhe familjen e saj.

Ina Zhupa: Unë nuk mund t’i bëj thirrje për mbrojtje këtij shteti. Ça ti mbrojë ky shtet Xhisielës, kur i gjithi është i kapur. Po unë kam një thirrje për mbrojtje një ambasadori që i besoj shumë. Amabsadorit të BE, zotit Luigi Soreca. I bëj thirrje që të sigurojë në një nga vendet anëtarë të BE mbrojte dhe siguri fizike, morale dhe psikologjike për Xhisielën, motrën dhe nënën e saj. Nëser këtë kërkesa do ta bëj zyrtare.

Mos dëgjoni asgjë që është e faslifkuar dhe që i detyrohet asaj vajze të thotë tani, dëshminë ajo e ka dhënë atëherë kur ekspertiza mjeko ligjore vërteton dhunë në trupin e saj,  çdo gjë tjetër është manipulim dhe frikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here