Ish-ministri Manjani: Rama i pa fjalë për akuzat. Ditë të këqija po të presin

0
756

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, për faktin se ai nuk ka asnjë fjalë për dhunuesin, por hedh akuza ndaj opozitës.

Sipas Manjanit, Edi Ramën ditë të këqija  po e presin.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!

Ndërkohë paska marrë edhe detyrën e ‘mbrojtësit’ të grave prokurore.

Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore… Me Xh. M e ndriçoi fare!!!

Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre ‘engjellit mbrojtës’ Kryeministër, ditë të këqija do i presin…

Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes ‘do ta ndjekim këmba këmbës atë horr’.

Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë.

Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!

Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi.

Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.

Të tjerat janë pallavra që shmangin vemendjen nga problemi kryesor…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here