Procedura, ja si të rrisni masën e pensionit

0
789

Jo pak të moshuar shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon, në momentin që merret vendimi lidhur me masën e pensionit të pleqërisë. Por ka ende disa mënyra për të rritur masën e pensionit, apo edhe për të plotësuar vitet e munguara për të përfituar pension. Të gjithë pensionistët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuara të punës me kontribute mund të aplikojnë sigurimin vullnetar në mënyrë që të marrin pension apo masë më të lartë të tij.kriteret që duhet të përmbushin të interesuarit për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, të interesuarit mund të informohen mbi procedurën që duhet të ndjekin për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar e-albania si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuarit.

Rishqyrtimi

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm. “Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).”-theksohet në portalin qeveritar e-albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuarit duhet të regjistrohen si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit “Përdor” në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencialet e tij përkatëse. “Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”,-nënvizon e-albania për të gjithë pensionistët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here