Referendumi në Maqedoni/ Kryemadhi: Qytetarët dhanë mesazhin e tyre për perspektivën euroatlantike

0
522

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur referendumin për emrin në Maqedoni.

Në mesazhin e saj Kryemadhi thekson se qytetarët maqedonas ishin të qartë në perspektivën e tyre duke votuar pro emrit të ri, që do të thotë pro të ardhmes euroatlantike të vendit.

Ja mesazhi i Kryemadhit:

Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit.

Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.

I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here