Socialistët i vënë kapak çështjes “Rraja”, deputeti mbron djalin

0
661

Socialistët nuk do të merren gjatë me çështjen e djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunën ndaj një 25 vjeçareje.

Në mbledhjen e grupit socialist, kryetari i grupit, Taulant Balla i dha zë heshtjes së kryeministrit Rama për këtë ngjarje duke thënë se ajo që duhet të shqetësojë deputetët socialistë është axhenda e tyre qeverisëse, për t’i shërbyer njerëzve.

Balla tha se opozita ka çështjet e veta, që nuk janë pjesë e Partisë Socialistë dhe Socialistët nuk duhet të merren me të.

Rraja mungon ne grupin PS por takon me vete Ballen

Në mbledhjen e organizuar paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit, nuk mori pjesë deputeti, Rrahman Rraja. Por ky i fundit  u paraqit me vonë në kryesinë e Kuvendit për një takim me Taulant Ballën.

Pas takimit ai mbrojti tezën se i biri i tij nuk kishte ushtruar dhunë ndaj 25 vjeçares.

Rraja tha i bindur se nuk do të ikë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Rrahman Rraja: Nuk ka lidhje fare me atë punë, nuk ka kryer dhunë.

Më vonë në një postim në facebook ai shton se nuk ka ushtruar presion ndaj policisë.

Rrahman Rraja: S’kam marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe kam kërkuar dhe kërkoj të hetohet vendndodhja ime atë ditë.   Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba! Po e them shumë qartë që prokuroria duhet ta hetoje çështjen deri në fund.

Familja jonë dhe familja e vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore që janë të pandryshuara sot dhe gjithë jetën. Djali dhe vajza kanë pasur një marrëdhënie disa vjeçare dhe pavarësisht asaj që mendoj unë, e përsëris, kjo çështje i takon drejtësisë, jo politikës.

Tashmë djali i deputetit, Rexhep Rraja, gjendet i arrestuar nga policia për çshtjen e dhunës ndaj 25 vjeçares, Xhisiela Maloku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here