Sunday, April 14, 2024
Home Kronika Dibër, i riu arrestohet për dhunim të nënës

Dibër, i riu arrestohet për dhunim të nënës

0
751

Një i ri në Dibër është arrestuar në flagrancë nga policia për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi Alesio I, 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi  në banesë për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij shtetases F.I, 49  vjeç”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here