Nxënësit platformë online shqip për programimet

0
664

Mësuesit që japin lëndët e teknologjisë së informacionit dhe nxënësit e pasionuar pas teknologjisë do të kenë përveç librave të digjitalizuar nga kurrikula e re edhe një platformë online në shqip të dedikuar për ta.

Përgjatë këtij viti shkollor parashikohet të trajnohen 470 mësues që japin këtë lëndë, ndërkohë që nxënësit në këtë platformë kane video tutoriale dhe mundësi interaktiviteti për çdo informacion që ju duhet.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke theksuar se tregut i nevojiten njerëz të kualifikuar dhe me njohuri të shëndosha në këto fusha, nënvizoi se lëndët e integruara të teknologjisë falë kurrikulës së re janë bërë pjesë e shkollës që në klasën e katërt.

Për ministren e Arsimit kodimi dhe gjuha e programimit është e ardhmja,  ndaj është e vendosur që nxënësit shqiptarë të aftësohen që jo vetëm ta përdorin teknologjinë por edhe të krijojnë në dobi të shoqërisë.

NikollaËshtë pikërisht momenti sot për t’i thënë gjithë nxënësve dhe nxënëseve shqiptarë, mësuesve po ashtu, është një mundësi e re për të kapur ritmin e kohës dhe për të mësuar që në klasën e 8-të dhe në gjithë vitet e mëpasshme të gjimnazit edhe konceptet e kodimit apo mësimin e gjuhës së kodimit. Platforma e re, në gjuhën shqipe është një mundësi dhe një fillim shumë i mirë me të cilën mund të aksesojnë mësuesit, nxënësit e prindërit për të marrë shumë informacione mbi teknologjinë, për të marrë padyshim mësime mbi kodimin dhe gjithçka tjetër, është e nevojshme për t’i ndihmuar ata hap pas hapi në zhvillimin e kompetencave të tjera.

I pranishëm në këtë lancim të portalit ishte edhe kreu i Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff i cili është edhe mbështetësi i kësaj platforme online në ndihmë të sistemit parauniversitar shqiptar. Kjo platformë mund të aksesohet nga tabletët dhe telefonat, ku komunikimi online ka përparësi ashtu sikurse edhe testet interaktive për të kuptuar masën e njohurive të përftuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here