Pezullohen për 6 muaj gjobat për mos deklarimin e saktë të vendbanimit

0
726

Komsioni parlamentar  i ligjeve miratoi propozimin e Ministrisë së Brendshme për të  pezulluar me 6 muaj,  masën administrative,  100 mijë lek te vjetra për të gjithë ata persona që nuk  deklaruan  brenda afateve  të përcaktuara,  vendbanimin e saktë.

Në ligj, afati i fundit për të kryer regjistrimin ishte përcaktuar data 28 korrik 2017, më pas pas  çdo regjistrim do të kryhej kundrejt gjobës.

Por  sipas  drejtorit të gjendjes civile Bledar Doracaj,  pas  shqetësimit të shprehur nga qytetarët, minsitria e Brendshme ka parë të arsyshme pezullimin e gjobave për këtë periudhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here