Friday, April 19, 2024
Home Politikë Rrëfimi i Xhisiela Malokut, Basha: Tronditëse ta shohësh të mohojë torturën për...

Rrëfimi i Xhisiela Malokut, Basha: Tronditëse ta shohësh të mohojë torturën për të mbijetuar!

0
683

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar intervistat e Xhisiela Malokut për mediat, vajza e cila denoncoi në polici të dashurin e saj Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, për ushtrim dhune.

Në një postim në fb, Basha thotë se është  tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë.

Sipas Bashës, Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.

Kreu demokrat thotë se Rrahman Rraja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë.

Basha thekson se sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament.

“Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrajëve, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë” përfundon reagimin Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here