Facebook ka zbuluar një shkelje masive të sigurisë që prek 50 milionë llogari përdoruesish.
Gjiganti i medias sociale tha se sulmuesit shfrytëzuan funksionin e “View As” të Facebook-ut, gjë që u lejon njerëzve të shohin se si duken profilet e tyre tek përdoruesit e tjerë.
Sulmuesit shfrytëzuan një tipar në cod, tek opsioni “Access Tokens”, duke marrë kontrollin e llogarive.
Si rezultat i shkeljes, firma ka regjistruar rreth 90 milionë njerëz nga llogaritë e tyre më parë si masë sigurie.
CEO Mark Zuckerberg shkroi një post në faqen e tij personale të Facebook në lidhje me incidentin, duke thënë se çështja ishte “arnuar natën e fundit”, por se firma është duke punuar për zbatimin e ligjit.
Në hetim është përfshirë edhe FBI, e cila do të hetojë origjinën e sulmit.