Tuesday, April 16, 2024
Home Kronika Letra e Emiljano Nuhut, Prokuroria: Kemi nisur procedimin penal

Letra e Emiljano Nuhut, Prokuroria: Kemi nisur procedimin penal

0
818

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se letra e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu është dërguar në këtë institucion, duke shtuar se Prokuroria e ka dërguar materialin në fjalë pranë Prokurorisë së Tiranës për të kryer verifikimet e nevojshme.

Në njoftim thuhet se Prokuroria e kryeqytetit ka nisur procedimin penale për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

“Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë nr. 6 mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Emiljano Nuhu. Në kallëzim, sikurse në shkresën e dërguar për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzuesi pretendon se është kanosur për shkak të detyrës nga ana e shtetasve Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna shkresore, janë këqyrur pamje filmike si dhe janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen“, thuhet në reagim.

Prokuroria sqaron se hetimi vijon me intensitet në drejtim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, evidentimit të faktit penal dhe personave të dyshuar si të përfshirë.

Letra u publikua më 29 shtator të këtij viti, ku midis të tjerash, oficeri i policisë së Fushë Krujës Emiljano Nuhu pretendonte se kishte marrë informacione se deputeti socialist, Rraja kishte kontaktuar me Durim Bamin nga fshati Nikël i Krujës dhe i kishte kërkuar atij ta ekzekutonte. Informacionin, oficeri i policisë e ka marrë më datë 12 shtator 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here