Presidenti Meta takon Senatorin Gary Peters, kërkon mbështetje për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve

0
628

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta e falënderoi Senatorin Peters për lidershpin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan-it.

Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve.

Senatori Peters shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here