Pas 13 ditëve bojkot, nxënësit e Mengëlit në Elbasan u rikthyen këtë të mërkurë në bankat e shkollës. Autobusi që i çon në shkollat e qytetit këtë herë ishte plot.

Protestës maratonë për hapjen e shkollës së fshatit i erdhi fundi bashkë me zgjidhjen.

Ndërtesa po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Afati i punimeve është 15 ditë.

Banorët e Mengëlit i shtuan edhe një javë afat bashkisë për këtë ndërhyrje, por paralajmëruan se në rast të kundër do ti rikthehen protestave.

Por protesta e së martës kur rruga nacionave u bllokua për 6 orë, tashmë veçse çështje e autorieteve është bërë edhe politike.

Partia Demokratike, kallzoi Policinë e Elbasanit për tejkalim kompetencash dhe dhunim të fëmijëve në protestë, ndërsa Taulant Balla tha se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi.

Boçi: Për keqtrajtimin e grave dhe fëmijëve, gjëra që ndodhën realisht. Ne posedojmë edhe materiale video.

Balla: Këto janë histori të turpshme dhe të gjithë ata që kanë përhapur këto shpifje këtu në Mengël duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ndodh në asnjë vend të bllokohet rruga se një parti do të mbajë një fljalim.

Shkolla e Mengëlit ku mësojnë 271 nxënës u mbyll vitin e kaluar pasi sipas Emergjecave Civile pësoi dëmtime nga lëkundjet sizmike dhe ishte e rrezikshme.

LEAVE A REPLY