Friday, April 19, 2024
Home Kronika Ryshfet 200 mijë lekë bizneseve, 2 inspektorë tatimesh në pranga, 1 në...

Ryshfet 200 mijë lekë bizneseve, 2 inspektorë tatimesh në pranga, 1 në kërkim

0
885

Dy inspektorë të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë janë vënë në pranga, nsdërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Të arrestuarit janë Gentian Elezi, 29 vjeç dhe  Artan Kroj 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

“Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm,  me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Arrestimi vjen pas  një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”.

Sipas policisë, “tre inspektorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here