Sunday, April 14, 2024
Home Aktualitet Sot nis Lotaria Amerikane, gabimet që nuk duhet të bëni gjatë aplikimit

Sot nis Lotaria Amerikane, gabimet që nuk duhet të bëni gjatë aplikimit

0
842

Shtetasit shqiptarë do provojnë sërish fatin e lotarisë amerikane që do hapë aplikimet sot në orën 18:00.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se procesi i aplikimeve do të përfundojë me 6 nëntor.

Të përzgjedhurit do të marrin përgjigje me 7 maj të vitit 2019 nëse do të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi është bërë në Facebook në profilin zyrtar të Ambasadës Amerikane në Shqipëri:

“Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!”

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar.

Para aplikimit këshillohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës së SHBA-së.

Çdo vit mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here