Monday, April 15, 2024
Home Aktualitet Dy kompani ankohen për procedurat e monitorimit të pompave të naftës

Dy kompani ankohen për procedurat e monitorimit të pompave të naftës

0
767

Komisioni i Prokurimeve Publike ka kërkuar prej ministrisë së Financave që të pezullojë procedurat për dhënien me koncesion të monitorimit të pompave të naftës. Vendimi ka ardhur pas ankimimit që kanë bërë dy prej kompanive të cilat kishin vendosur të merrnin pjesë në këtë proces.

Burime kanë bërë të ditur se ka pasur pretendime për mungesë të transparencës në procedurat e ndjekura, ndaj dhe është kërkuar një verifikim i plotë i situatës. Pas kësaj komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur që t’i drejtohet ministrisë së Financave me një kërkesë të posaçme, por nuk bëhet fjalë për anulimin, por pezullimin deri në verifikimin e plotë të të dhënave.

Koncesioni për monitorimin e pompave të karburantit është shpallur para dy javësh pas një propozimi të pakërkuar.

Aktualisht kontrolli realizohet prej drejtorisë së meteorologjisë në ministrinë e Transporteve.

Një ditë më parë përfaqësues të opozitës kanë denoncuar për një marrëveshje të paracaktuar, ndërsa me luhatjen e çmimit të bursës së karburanteve një koncesion i tillë sipas ekspertëve dhe grupeve të interesit do të rriste më shumë çmimin e naftës së pasojë e barrës së pagesave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here