Mbyllja e bizneseve, Duka: Numri u rrit me 2.5 herë, shifrat e mazhorancës vetëm fasadë

0
702

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron  Duka ka reaguar pas pezullimit të mijra aktiviteteve të biznesit në vend.

“Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve”, shkruan Duka në një shenim në rrjetet sociale, duke akuzuar për këtë mazhorancen për fasaden e saj të mashtrimit.

Ja shenimi i tij i Dekës në faqen e tij ne facebook:

“Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!” – pohonte Faik Konica dekada më parë. Sot na thonë se ekonomia fluturon, por statistikat e Tatimeve na rrëfejnë një histori tjetër, atë të mijëra bizeseve që pezulluan aktivitetin në muajn shtator. Rënia e fuqisë blerëse ka qenë shkaku që ka çuar në mbylljen e 1978 aktiviteteve.

Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve.

Pra asgjë e re nga fasadat e mazhorancësë; një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin dhe tjetër gjë përjetojnë bizneset e ndershme të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here