Friday, April 19, 2024
Home Kronika Ndihmuan iranianin të kalojë ilegal kufirin, në pranga dy kosovarë

Ndihmuan iranianin të kalojë ilegal kufirin, në pranga dy kosovarë

0
773

Dy shtetas kosovarë janë arrestuar nga policia e Kukësit pasi kanë ndihmuar

një shtetas iranian të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në pranga kanë rënë Art Hoxha, 23 vjeç dhe Robert Prendaj, 28 vjeç, të dy banues në Gjakovë

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 02.10.2018 u kapën duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetërorë Shqipëri-Kosovë, shtetasit iranian S.F, 45 vjeç, banues në Kermanshah, Iran” thotë policia.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi iranian S.F., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Dy të rinjtë nga Kosova akuzohen për veprat penale në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here